Shitja e aksioneve të Vllaznisë, Ademi: Ankandi nis nga 600 milion lekë

schedule11:33 - 27 Tetor, 2020

schedule 11:33 - 27 Tetor, 2020

Vllaznia e futbollit është e gatshme për të kaluar në duar të privatit. Ligji për sportin i ka hapur rrugë shitjes së aksioneve. Pohimi vjen nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, e cila shprehet se procedura e shitjes së aksioneve të Vllaznisë do kaloi përmes një ankandi publik.

“Para një jave, ne kemi marrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit një letër që referon për zbatim ndryshimet ligjore të fundit të Ligjit për Sportin. U kërkohet institucioneve që administrojnë klube futbolli të kryejnë procesin e shitjes. Ka një ndryshim mes privatizimit dhe shitjes. Me ardhjen e këtij dokumentacioni ne kemi qenë të gatshëm.

Bilancet janë gati, kemi relacionin dhe projektvendimin për shitjen e klubit Vllaznia, 100 për qind sikurse ligji e thotë. Kemi pasur diskutime, por tani me daljen e ligjit është detyrim. Do ketë një ankand të hapur dhe do të donim të merrnin pjesë jo vetëm ata që janë të interesuar sot, por edhe ata që kanë investuar në të shkuarën, apo kanë reklamuar.

Kjo është e rëndësishme të theksohet, pasi u duhet dhënë mundësia të gjithëve të konkurrojnë. Do bëjmë të mundur që të kemi një procedurë transparente. Sot publikohet në faqen e Bashkisë Shkodër njoftimi për konsultim publik”.

60 milion lekë të reja është vlera fillestare në bazë të konsultave të kryera dhe bilanceve të nxjerra nga vlerësuesit. Ademi në lidhje më këtë pjesë shton: “60 milion të reja është, por vlera më e saktë është në raport. Kuptohet që është vlera më e ulët, pastaj gjithë të tjerët mund të shprehin interesin e tyre.

Është një diskutim për t’u bërë të gjithë. Përmes një pyetësori do t’u japë mundësinë ët gjithëve të shprehen, për të shkuar në një rezultat. Procedura jep mundësinë që të marrin pjesë një ose disa subjekte. Duhet të bëhen bashkë përmes një kontrate. Kriteret mund të gjenden në faqen e Bashkisë Shkodër. Flasim për kritere ligjore”.

Që nga viti 2011-të Klubi i Futbollit Vllaznia ka kaluar nën administrimin e Bashkisë Shkodër, si pronare e plotë e 100% të aksioneve. Gjatë këtyre viteve klubi kuqeblu ka pasur momente të vështira, ndërkohë që në fund të sezonit të shkuar u afrua biznesmeni Alban Xhaferi, i cili momentalisht është në rolin e sponsorit te Vllaznia. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!