Shiste në Shqipëri sende të vjedhura, arrestohet punonjësi i Policisë nga Laçi

schedule09:14 - 30 Tetor, 2019

schedule 09:14 - 30 Tetor, 2019

Arrestohet një punonjës policie në qytetin e Laçit, i akuzuar për shitje të sendeve të vjedhura. Nga hetimet u provua se gjatë vitit 2019,  efektivi i policisë rrugore ka pranuar dhe shitur në tregun e zi sendet me vlerë të grabitura nga vëllai i tij në Hambur të Gjermanisë.

Një punonjës policie nga Laçi u arrestua pasi shiste sende të vjedhura nga i vëllai në Gjermani.  Ndaj  E.I. 32 vjeç,  kishte nisur një hetim nga viti 2018, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin. hetimet ishin shtrirë deri në Gjermani për vjedhje banesash në kuadër të grupit kriminal.

Në qytetin e Hamburgut janë arrestuar dhe ndiqen në gjendje të lirë disa persona, në mes tyre edhe vëllai i efektivit kurse tre autorë janë arrestuar e janë dënuar me vendim të formës së prerë dhe po vuajnë dënimin në shtetin gjerman.

Hetimet  zbardhen se punonjësi i policisë kishte pranuar se sendet ishin vjedhur nga i vëllai, duke i përdorur fillimisht e më pas duke i nxjerrë për shitje në treg. Nga kontrolli në banesën e tij u gjeten dhe u sekuestrua në orë, bizhuteri, pajisje guzhine, pajisje elektronike.

Për këtë arrestim ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Në FB ai shkruan se ndjen keqardhje për elementë të tillë që pa turp dhe pa dinjitet bien në nivele kaq të ulëta, sa vjedhin deri edhe lugët e huaja, për të nxirë pa të drejtë faqen e mijëra shqiptarëve të tjerë, që jetojnë me punë dhe dinjitet anembanë Europës. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!