Shiste drogë për të financuar trafikun e qënieve njerëzore, “shkatërrohet” banda shqiptare në Spanjë

schedule12:29 - 10 Shkurt, 2023

schedule 12:29 - 10 Shkurt, 2023

Policia në Murcia dhe Alicante ka shkatërruar një organizatë kriminale të lidhur me mafien shqiptare, për krimet e dyshuara të trafikut të drogës dhe dokumentave të rremë, sipas mediave të vendit.

Ata synonin të qëndronin përgjithmonë në këtë zonë të Spanjës lindore, duke marrë me qira shtëpi të ndryshme me dokumenta false, duke kryer veprimtari kriminale dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Hetimi i kryer nga agjentët e specializuar të Policisë Kombëtare mbi këtë organizatë kriminale me qendër në provincën e Alicante-s dhe me qëllim zgjerimin në rajonin e Murcias, zbuloi se një femër ishte anëtare e organizatës.

Ajo u arrestua kur ishte gati të mbyllte një marrëveshje me agjentët e pasurive të paluajtshme për dhënien me qira të pronave në zonat bregdetare të Murcia dhe Alicante.

Organizata kriminale lokalizonte dhe merrte me qira shtëpi dhe vila të mëdha, falë dokumentave false me qëllim kultivimin e plantacioneve të mëdha të marijuanës në ambiente të mbyllura.

Ato shpërndanin substancat në nivel ndërkombëtar duke fituar shuma të mëdha parash me qëllim financimin e punës kryesore të organizatës, trafikimin e qenieve njerëzore.

Të arrestuarit vepronin në mënyrë të harmonizuar, duke ndarë funksionet e tyre dhe me nivele të ndryshme specializimi, me shoferë, roje sigurie ​​dhe gjithashtu persona të sigurisë të njohur si “ushtarët”.

Hetimi i policisë çoi në hyrjen dhe kontrollin e dy pronave  në qytetet Alicante të Busot dhe Orihuela Costa, duke gjetur një plantacion të madh marijuanë dhe përgatitjet për të nisur një tjetër.

Pesë të arrestuarit u dërguan në Murcia dhe Alicante dhe dy autorët kryesorë të rrjetit kriminal u dërguan menjëherë në burg.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!