Shisnin mallra pa fatura dhe me vula false, arrestohen dy tregtarë në Lezhë

schedule11:12 - 19 Janar, 2019

schedule 11:12 - 19 Janar, 2019

Dy tregtarë që shisnin mallra pa faturë dhe me vula e stampa të falsifikuara janë vënë në pranga nga policia e Lezhës. Të arrestuarit janë një 50 vjeçar dhe një 34 vjeçar të dy me banim në Tiranë.

Këta shtetas, u kapën me mjetin e tyre me një sasi artikujsh për t’i tregtuar në lokalet e qytetit të Lezhës.

Malli i bllokuar ishte pa asnjë dokument shoqërimi apo faturë tatimore, me vula e stampa të falsifikuara, pasi të drejtën e pronësisë së tregtimit të asaj marke e ka një shoqëri tjetër tregtarë e regjistruar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!