Shishtaveci feston “ndryshe”, të rinjtë emigrantë kërcejnë me veshje tradicionale

schedule13:21 - 2 Janar, 2024

schedule 13:21 - 2 Janar, 2024

Emigrantët kryesisht të rinj janë rikthyer në Shishtavec të Kukësit për të festuar festat e fundvitit në një mënyrë të veçantë.

Të rinjtë në ditët e para të vitit të ri janë mbledhur në qendër të fshatit  ku kanë kërcyer  valle tradicionale .

Banorët dhe emigrantët thonë se është bërë traditë që festat sidomos ajo e verës dhe Vitit të Ri të organizohen si shenjë mikpritjeje për emigrantët të cilët i japin jetë fshatit të banuar nga të moshuarit.

Festës në qendrën e Shishtavecit  i janë bashkuar edhe banorë të fshatrave përreth, por edhe zonave kufitare me Kosovën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!