Numri real i rasteve me koronavirus në Spanjë e tejkalon tre milionin. Kështu është shprehur kryeministri i vendit Pedro Sanchez në një konferencë shtypi të premten.
Sanchez citon gjetjet e një studimi kombëtar me bazë antitrupat në popullatë. Sipas të dhënave aktuale, zyrtarisht, Spanja rezulton të ketë 1,090,521 të infektuar dhe 34,521 vdekje nga Covid-19.
Ndërkohë, rajonet spanjolle të Castilla dhe Leon e Valencia kërkuan të premten që qeveria të vendoste ndalimin e orëve policore gjatë natës pasi autoritetet dështuan të merrnin një vendim mbi kufizimet në mbarë vendin një ditë më parë. s.b/abcnews.al/