Shifrat flasin, Kastrioti ka surprizën e Superiores në ekip

schedule11:58 - 18 Janar, 2021

schedule 11:58 - 18 Janar, 2021

Devid de Santana Silva, një prurje e Kastriotit e paragjykuar në fillim që tani mund të konsiderohet një nga surprizat e Superiores. Braziliani, i cili në muajin mars mbush 25 vjeç, po bën sezonin më të mirë të karrierës.

Me Kastriotin ai ka shënuar 6 gola në 14 ndeshje, shifër që e rendit atë pas Ardit Hoxhajt që kryeson listën e golashënuesve në Superiore. Asnjë rrjetë e tundur me penallti dhe për krutanët është pikë referimi.

 

Nëse kërkon online për të, rezulton të ketë shënuar në kampionatet rajonale në Brazil vetëm një gol. Sivjet ka vendosur rekordin e ri, që në vazhdim mund ta thellojë. Jo vetëm për golat, por edhe për minutat.

Më shumë se 1200 minuta në Superiore, shifër e lartë për një sulmues që gjithë karrierën e tij të mëparshme kishte akumuluar rreth 700 minuta. Bast i fituar i Kastriotit, sikurse ka bërë edhe me rezultatet që nuk i priste askush. / abcnews.al