“Shifrat e rasteve të reja janë pozitive”, eksperti Erion Dasho: Nuk ka sens testimi masiv, por duhet të bëhet ai i targetuar

schedule21:36 - 8 Prill, 2020

schedule 21:36 - 8 Prill, 2020

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho këtë të mërkurë nga Byro Politike me Juli Xhakoxhi është shprehur se numri i rasteve të reja është një numër pozitiv për vendin tonë.

Dasho është shprehur për specialistët si numri 6 dhe 17 janë numra pozitivë dhe nuk tregojnë përkeqësim, por në kuadër të epimidiologjisë janë dy shifra të ngjashme kur i krahasojmë me vendet e tjera situata vijoj të jetë një situatë e kontrolluar.

Ai ka theksuar ndër të tjera se shifrat dhe kurba me të cilën ndodhet vendi ynë është një situatë që nuk paraqet rrezik për shpërthime dhe popullata që na dëgjon nuk duhet të bëjë panik dhe ti shikojë shifrat në kontekstet ndërkombëtare.

Pjesë nga intervista:

Vazhdon dhe mbetemi në të njëjtin debat në lidhje me numrin e testimeve. Kryebashkiaku i Nju Jorkut ka këkruar testime masive do të duhet të ndodhë te ne?

Të gjithë vendet që kanë shpërthime si Lombardia, Ëuha, vatra të tjera të caktuara nuk kanë zgjidhje të tjera përveçse testimeve masive dhe vendet që e kanë luksin siç është Gjermania që ka kryer deri në 1 milione testime dhe Islanda që ka testuar 10 % të popullsisë. Shqipëria nuk  ka këtë luks, për shkak të kostos, teknologjisë dhe kapaciteteve njerzore që i ka në të njëjtën cilësi me kolegët në perëndim, por jo në sasi. Në këtë sëmundje protokollet ndryshojnë dhe i gjithë publiku është bërë më specialist se ne, dhe kjo jo për faj të specialisteve por ngaqë është një problem i ri me të cilën përballen Shqiptarët. Në kuadrin që jemi në Shqipëri nuk ka sens testimi masiv, por duhet të bëhet ai i targetuar. Ai që mund të kritikojmë është testimi i personelit mjeksor. Sepse në Itali është provuar se një nga vatrat e përhapjes është ai  i infektimit të personelit mjeksor në këto kushte është OBSH që testimi i personelit mjeksor është i detyrueshëm. Nëse ka vend per kritik është testimi i personelit mjeksor, ndërsa testimi i popullatës është të bëhet i targetuar.

Ka një pjesë të kolegëve tuaj që gjykojnë se te ne fakt koronavirusi ka hyrë që në janar, që shumë nga ne e kanë cilësuar grip stinor. Si mund të vertetohet një gjë e tillë?

Një gjë e tillë mund të vertetohej përmes testikmeve serelogjike në shkurt dhe do të testohej gjendja imulogjike e popullatës,  por unë mendoj se kjo është një teori e pabazë dhe nëse ne Wuhan epidemia deri në mes të janarit ishe e kufizuar në këtë vend, nuk bëhet fjalë  që  Shqipëria të jetë qendra e dytë pas Wuhanit, pasi ne nuk hamë as lakuriqë nate e asgjë. Mendimi im është se kjo është një epidemi që ka nisur në Ëuhan, por më e besueshme është hipoteza siç është dhe Sars që e ka origjinën nga lakuriqët e natës tek popullata njerzore që e gjeti të papërgatitur. Pavarsisht se nga sa thuhet duhet të kuptojmë se ky është një problem shëndetsor dhe duhet të trajtohet si një pandemi, dhe duhet të fillojmë të aplikojmë masat që nuk janë më masat e izolimit por janë normale.

Ka mjekë që gjykojnë se në momentet që flasim gripi i stinës me ardhjen e pranverës largohet dhe njërëzit që kanë sërish simptoma duhet që të qëndrojnë në izolim dhe tu merret tamponi

Gripi i stinës nuk zhduket, pasi virozat stinore që një person e kapin një herë ose tre herë në vit është provuar se nuk zhduken por në motin e ngrohtë personat e kalojnë më lehtë dhe pse ka një besim se imuniteti i njeriut krijon një përmirësim gjatë stinës së verës. Në rastin e Sars Cov 2 është një patogen i ri dhe askush nga ne nuk mund të krijojë imunitet. Por nuk e themi me siguri se kjo pandemi do të zhduket me ardhjen e motit të ngrohtë.

A ka ndryshim nga vendi në vend apo nga numri i pacientëve në simptoma dhe pasojat që marrin nga virusi?

Ky është një sëmundje dhe sfidë e re dhe çdo ditë mësojmë gjëra të reja dhe ne shikojmë se ka shenja të reja. Deri më tani jemi në kushtet e një viroze. Për shkak se ky virus e gjen popullatën pa imunitet, dhe te personat e moshuar përjetojnë forma më të rënda të virusit.

Sa problem është fasha e orareve të lëvizjes, që grumbullohen njerës. Sa ekziston rreziku i një skenari të keq

Edhe OBSH dje ka bërë thirrje që çdo zbutje e masave duhet të bëhet me kujdes, unë kam bërë thirrje që të ketë masa të reja që mund të jenë ndryshe masa inteligjente, të cilat të bazohen në përdorimin e mjeteve digjitale në shumicë të atyre që përdoren për survejime epidemiologjik, për dhënie të kujdesit shëndetsor përmes distancës ne kemi arritur që ta ndërgjegjësojmë popullatën dhe tashmë duhet ti besojmë asaj e ta zgjerojmë fashën e orareve. Nëse ne do të vijojmë me këto masa të rënda ne do të kemi më shumë dëmtime se lehtësimi i tyre. Aktiviteti fizik është shumë i rëndësdishëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!