Shifrat e KQZ-së, Kaso: Të dhënat e sotme janë mashtrim

schedule13:41 - 3 Korrik, 2019

schedule 13:41 - 3 Korrik, 2019

Në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë, sekretari i PD-së për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso tha se KQZ dhe komisionerët socialistë mbushën kutitë duke shtuar edhe numrin e votuesve. Sipas Kasos pjesëmarrja reale në votime ishte 15 përqind.

“Të dhënat e sotme janë mashtrim. Komisionerët socialistë, në bashkëpunim me komisionin qendror të vjedhjeve kanë rritur pjesëmarrjen me 8 përqind, që do të thotë se kanë mbushur kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin. Ata nuk kanë ruajtur dot as shifrën zyrtare të dhënë nga vetë Komisioni natën e 30 Qershorit. Pjesëmarrja reale në votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 Qershorit është 15 përqind. Mbushja e kutive për t’i dhënë Edi Ramës oksigjen, nuk e ndryshon dot faktin se shqiptarët panë se gjatë gjithë ditës, veçanërisht pas mesditës, qendrat e votimit në të gjithë vendin ishin pothuajse bosh. komisioni qendror i vjedhjeve mashtroi gjatë gjithë ditës së dielë për numrin e pjesëmarrësve në votime”, tha Kaso.

Kaso u shpreh se shifrat e deklaruara sot nga KQZ ku thuhej se pjesëmarrja reale ishte gati 23%, shërbejn ëvetëm për propagandën e kryeministrit. Sipas tij, anëtarët e KQZ-së do të mbajnë përgjegjësi penale.

“Është e paprecedentëtë, që në fund të procesit të numërimit, edhe tani që flasim,Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka publikuar asnjë të dhënë për qendrat e  votimit për asnjë bashki.  Shifrat e deklaruara sot i shërbejnë propagandës së Edi Ramës për të fshehur dështimin dhe braktisjen totale, për të fshehur katandisjen e Partisë Socialiste në një parti rrogëtarësh, kriminelësh dhe klientësh biznesi. Çdo e dhënë për këtë proces farsë tregon se ky është një proces i manipuluar, i paligjshëm, anti-kushtetues. Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale”, tha Kaso./abcnews.al