Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.6 milion.
Ndërkohë që numri i të prekurve, mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.
Ndërsa 95,731 persona kanë vdekur në gjithë botën dhe 335,066 janë shëruar.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, 466,033, të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.