Shifra të larta, 49 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 sot në Greqi

schedule16:38 - 12 Mars, 2021

schedule 16:38 - 12 Mars, 2021

Në 24 orët e fundit janë shënuar 49 viktima nga koronavirusi në Greqi.

Rastet e reja vijojnë që të jenë shumë të larta, shifra shqetësuese, 2405 ditën e sotme, ndërsa në spitale janë të shtruar 521 pacientë.

Krahasuar me dje, numri i viktimave dhe të infektuarve është ulur, pasi të enjten u shënuan 51 fatalitete dhe 2570 raste të reja me Covid-19.

Rekordi është shënuar në 12 nëntor me 3316 raste me COVID-19 brenda 24 orëve, ndërsa i vdekjeve në 28 nëntor, 121 pacientë.

Greqia ka paralajmëruar lirimin e masave shtrënguese dhe hapjen e sezonit turistik në 14 Maj./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!