Truqia ka konfirmuar të hënën 98 vdekje më shumë të shkaktuara nga koronavirusi i ri për 24 orë. Me shifrat e reja, numri total i viktimave në vend rritet në 1,296.
Ndërsa, numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë vendin është rritur në 61,049 pasi të paktën 4,093 persona të tjerë rezultuan pozitivë për Covid-19 brenda 24 orëve.
Shifrat e reja janë publikuar nga ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca. Deri më tani, 3,957 persona janë shëruar nga virusi në të gjithë vendin dhe janë nxjerrë nga spitali.
Ministri Koca shtoi gjithashtu se gjatë ditës janë bërë 34,456 teste për koronavirus ndërsa numri i përgjithëm i testimeve shkon në 410,556. Turqia deri më tani, po trajton 1,786 pacientë në njësinë e kujdesit intensiv.
Turqia bën pjesë në 10 vendet më të prekura në botë nga koronavirusi. /abcnews.al/