Shifra rekord, Brazili regjistron rreth 80 mijë raste me covid në 24 orë

schedule09:13 - 6 Mars, 2021

schedule 09:13 - 6 Mars, 2021

Brazili ka regjistruar 75,495 raste në 24 orët e fundit dhe 1,800 viktima,  sipas të dhënave ministrisë së shëndetësisë.

Vendi ka regjistruar gati 10.9 milion raste që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri zyrtar i viktimave është rritur në 262,770.

Mesatarja shtatë-ditore e  rasteve të reja në vend është rritur që nga 22 Shkurti. Numri i rasteve nga Covid-19 mund të arrijë në 3,000 nëse nuk merren masa të ashpra për të ndaluar përhapjen e virusit, sipas ekipit të qeverisë për reagimin ndaj krizave.

Task forca, e cila përfshin Ministrinë e Shëndetësisë dhe stafin e  presidentit, u takuan të premten për të diskutuar situatën aktuale të pandemisë në Brazil, ku një valë e dytë brutale po vret njerëzit më shpejt se vala e parë./abcnews.al