Shërohen 70% e të prekurve nga koronavirusi

schedule11:11 - 5 Maj, 2020

schedule 11:11 - 5 Maj, 2020

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e situatës së koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit ka një rritje të rasteve me COVID-19. Ndërkohë që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID-19.

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive.  11 prej të prekurve janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.

Lexo edhe: Shkon në 820 numri i të prekurve nga koronavirusi, rritje e ndjeshme gjatë 24 orëve

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2545771145662251/

Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 99
Krujë 81
Shkodër 15
Kurbin 9
Elbasan 3
Kamëz 3
Kukës 2
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!