SHBA ka shënuar numrin më të ulët të rasteve javore te fëmijët që nga fillimi i tetorit, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë. Fëmijët përbënin gati 20% të rasteve të reja të raportuara në fund të javës së kaluar. Më shumë se 3.9 milion fëmijë kanë rezultuar pozitivë që nga fillimi i pandemisë.
Pavarësisht shifrave fëmijët janë më pak të rrezikuar të vdesin apo të kenë simptoma më të rënda të Covid-19. Fëmijët përbënin 1.3% në 3.2% të numrit të përgjithshëm të shtrimeve në spital, bazuar në të dhënat në 24 shtete. Vetëm 0.1% -1.9% e të gjitha rasteve me Covid-19 tek fëmijët kishin nevojë për shtrim në spital.
9 shtete raportuan zero vdekje të fëmijëve në mesin e 43 shteteve që siguruan të dhëna për vdekshmërinë e Covid-19./abcnews.al