Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shifra më e lartë që nga mesi i prillit, Kina konfirmon edhe 57 raste me koronavirus

schedule14:47 - 14 Qershor, 2020

schedule 14:47 - 14 Qershor, 2020

Kina ka konfirmuar ditën e sotme 57 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë i rasteve me Covid-19 që vendi konfirmon brenda një dite që nga 13 prilli.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit njoftoi në një deklaratë se 38 nga rastet e reja e kanë marrë virusin përmes transmetimeve lokale.  Po ashtu njoftohet se 36 prej tyre janë nga Pekini.

Ky është numri më i lartë i të infektuarve që regjistrohet në kryeqytetin kinez qëkur autoritet kanë nisur që të publikojnë të dhëna. Pekini filloi të konfirmojë numër të lartë të infektuarish pasi u nisën të bëheshin teste masive në tregun Xinfadi, në rrethin jug-perëndimor të qytetit Fengtai.

Në distrikt tashmë është shpallur “koha e luftës” ndërsa në kryeqytet u ndalua turizmi dhe eventet e sportit, duke rritur kështu frikën e një vale të dytë koronavirusi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!