Shi dhe vranësira në të gjithë vendin, ulen temperaturat

schedule07:12 - 8 Tetor, 2021

schedule 07:12 - 8 Tetor, 2021

Sipas MeteoAlb: Vranësirat e shpeshta mbeten prezente në vendin tonë gjatë paradites, duke sjell reshje të pakta në zonat Veriore dhe Qëndrore. POR në Jug të Shqipëris reshjet e shiut do të jenë më të dendura.

Parashikohet që në orët e pasdites dhe mbrëmjes të kemi përmirësim gradual të motit, si fillim në zonat perëndimore dhe në vijim kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, POR do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e fortë në mëngjes me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 3 – 4 ballë. Orët e pasdites do të sjellin dobësim të ndjeshëm të parametrit të erës.

Kosova
Republika e Kosovës do të jetë me alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta gjatë paradites të cilat do të gjenerojnë reshje. Ndërsa në mesditë dhe pasdite pritet që gradualisht kthjellimet të bëhen më të dukshme duke i spostuar vranësirat e shumta drejt kufirit Lindor.

Maqedonia e Veriut
Deri në orët e mesditës parashikohet që vranësirat e shumta të sjellin reshje të cilat më të fokusuara pritet të jenë në Jugperëndim të MV. POR në orët në vijim vranësirat e shumta largohen gradualisha nga territori i MV duke i lënë vendin kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare kryesishtë në orët e mbrëmjes./abcnews.al