Shi dhe rritje e dallgëve në det, policia kufitare apel pushuesve: Mos dilni në det me mjete lundruese

schedule10:42 - 5 Gusht, 2023

schedule 10:42 - 5 Gusht, 2023

Vendi ynë këtë fundjavë pritet që të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Në kuadër të kësaj për shkak të motit të keq dhe rritjes së dallgëve, policia Kufitare në Vlorë ka bërë pelt ë gjithë pushuesve që të mos përdorin mjete lundruese gjatë ditës së sotme pasi mund të vënë në rrezik jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Gjithashtu, Policia Kufitare e Vlorës dhe Njësia Policore Detare, përgjatë ditës së sotme, kanë kaluar në gatishmëri të plotë dhe do të jenë prezente me shërbime nga toka dhe deti, në funksion të rritjes së sigurisë së pushuesve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!