Shi apo diell, si do të jetë moti gjatë fillimit të Majit

schedule16:47 - 28 Prill, 2019

schedule 16:47 - 28 Prill, 2019

Java e parë e Majit do të ketë mot të paqëndrueshëm e me vranësira. Sipas sinoptikanëve edhe temperaturat nuk do jenë më të larta se 23 deri në 24 gradë celcius.

Shi dhe diell është karakterizuar fundjava e fundit e muajit Prill, e po kështu temperaturat janë luhatur ndjeshëm.

Ky mot i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Temperaturat luhaten në vlerat 23-24°C. Rënia e tyre ndodhi si pasojë e shirave që u regjistruan në veri të vendit e që zbritën deri në zonat Perëndimore dhe më pak në ato Lindore.

Sipas sinoptikanëve e hëna do të vijojë të jetë pa reshje por  e marta e mërkura sjellin shira të përkohshëm, ndërsa temperaturat mbeten relativisht të ulëta, jo më lart se 23-24°C deri të enjten.

Java e parë e muajit Maj do të vazhdojë të karakterizohet nga vranësirat dhe reshjet e pakta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!