Shpërbëhet “foleja” e prostitucionit në Fushë-Krujë, të miturat shfrytëzoheshin nga tutorët

schedule09:30 - 24 Janar, 2024

schedule 09:30 - 24 Janar, 2024

Tre persona kanë rënë në pranga pasi shfrytëzonin për prostitucion tre të mitura të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç në Tiranë.

Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre, 22-vjeçari banues në Larushkë.  Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura, të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe, kundrejt përfitimeve monetare.

Autorët e dyshuar, pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras.

Gjatë kontrolleve fizike të 24-vjeçarit dhe të 17-vjeçares, shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me tre aparate celulare. Tre të miturat e proceduara, janë larguar nga banesat përkatëse në muajt qeshor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar. Materialet i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura, vihen në pranga tre autorët e dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetase të moshës 15, 16 dhe 17, për ushtrim prostitucioni.

Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, dhe 3 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lokalizimi”.

Në kuadër të këtij operacioni:

– u ndaluan një 21 vjeçar, 24 vjeçar, dhe një 20 vjeçar, të tre banues në Larushk;

– u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi 22 vjeç, banues në Larushk;

– u proceduan penalisht 3 shtetase të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura, të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe, kundrejt përfitimeve monetare.

Autorët e dyshuar, pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras.

Gjatë kontrolleve fizike të 24-vjeçarit dhe të 17-vjeçares, shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me tre aparate celulare.

Tre të miturat e proceduara, janë larguar nga banesat përkatëse në muajt qeshor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar. Materialet i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!