Kryeministri Edi Rama nga Prishtina komentoi edhe situatën politike në Kosovë duke u ndalur edhe tek dialogu Kosovë-Serbi.
Ai u shpreh se Kosova duhet të fokusohet të rruga e saj drejt BE.
“Koha më e suksesshme e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare si një subjekt edhe pse jo ende e njohur nga shumë shtete si shtet i pavarur,. Por si subjekt në tryezë ka qenë koha e të ashtëquajturit ekipi i unitetit. Ibrahim Rugova duke e parë me sytë e të sotmes është figurë që sa më shumë kalon koha duket e madhe, nuk e shfrytëzoi personalitetin e tij ndërkombëtar. Ishte njeriu që i hapeshin dyert si person edhe kur ata që për Kosovën dëgjonin për herë të parë. Në mënyrë shumë modeste, u ul si një anëtar i një ekipi uniteti ku të gjithë ishin të barabartë. Ajo ka qenë koha kur Kosova ka arritur sukseset e saj diplomatike dhe ka arritur ta mundi Serbinë në tavolinë. Sot jemi në një proces ku thellohet qasja ndaj politikës së jashtme dhe shfrytëzimi i platformave jashtë për të marrë vota këtu. Kjo mund të ketë sukses elektoral, por e lë Kosovën me më pak besim nga ana e miqve dhe aleatëve të vet ndërkombëtar. Dhe në këndvështrimin tim, nëse Kosova do të dalë nga loja, “macja me miun” në tryezë me Serbinë dhe do ti drejtohej me një ekip uniteti- BE, se nuk duam të flasim me Serbinë por jemi këtu për të përmbushur detyrimet që kemi ne dhe për t’u afruar me ju. Por ky konfrontimi macja me miun dhe mbledhjet për t’u mbyllur me orë nuk çojnë gjëkundi. Dhe nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka e ardhmja e Kosovës në BE se çfarë i pëlqen apo jo Serbisë. Serbia mund të mos dojë kurrë a njohë Kosovën, por kjo nuk e pengon që të gjithë ta pranojnë për të qëndruar me të gjitha standardet në një njëjtin nivel me BE”, tha ai.