“Shfarosini armenët”/ Dënim përjetë dhe gjobë, UEFA nuk e toleron racizmin

schedule16:56 - 26 Nëntor, 2020

schedule 16:56 - 26 Nëntor, 2020

Nurlan Ibrahimov, Drejtori i Komunikimit të Qarabag, e ka pësuar rëndë për shkak të një postimi që bëri në rrjetet sociale, kundër armenëve, ndërkohë që ka gjobë edhe për klubin kampion të Azerbajxhanit.

“Ne duhet t’i vrasim të gjithë armenët, fëmijë, gra dhe të moshuar. Ne kemi nevojë për t’i vrarë ata pa dallim. Pa keqardhje, pa dhembshuri”, shkruante Ibrahimov. Ai postim i kushtoi edhe klubit të Qarabag, pasi Adidas mënjeherë ndërpreu marrëveshjen me klubin azer.

“Është e rëndësishme të theksohet se këto pikëpamje individuale nuk përputhen me opinionin tonë për sa i përket kësaj çështjeje. Ne kemi marrë një vendim për t’i dhënë fund marrëdhënies sonë me klubin azer”, deklaronte Tommasso Saronni, zyrtar i Adidas.

Për Ibrahimov kishte nisur edhe një hetim nga UEFA, që sot edhe ka zbardhur vendimin e marrë nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës. Zyrtari i Qarabag është përjashtuar përjetë nga çdo aktivitet që lidhen me futbollin dhe mes të tjerash kërkon nga FIFA që ky dënim të jetë i vlefshëm në çdo vend të botës.

Qarabag nga ana tjetër duhet të paguajë edhe një gjobë që kap vlerën e 100 mijë eurove. Akuza për klubin dhe Ibrahimov është për incident të një natyre jo sportive dhe për sjellje raciste. /abcnews.al

 

Vendimi i Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës