Shfaqja e filmave të diktaturës, artistët shqiptarë të ndarë në qëndrime

schedule18:51 - 8 Tetor, 2019

schedule 18:51 - 8 Tetor, 2019

Shfaqja e filmave të kohës së diktaturës vijon të ndajë artistët. Të pyetur nga ABC News, ata që janë pro, mbështeten në modelin e Spanjës, që ata filma i shfaq lirisht. Të tjerë mendojnë se shfaqja e filmave të para viteve 90 duhet shoqëruar me shënime.

Spanja i ka lënë të lirë shfaqjen e filmave të prodhuar nën ndikimin fashist sipas kritikut të artit spanjoll Daniel Verdu.

Ndërsa në Shqipëri, dy vite më parë ideja e drejtorit të Institutit të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, për t’u bllokuar filmat që shtrembërojnë historinë ndau në dysh kineastët. Debati “Përballja me të shkuarën” nga syri i kinemasë e risjell edhe një herë në fokus. Skenaristja Natasha Lako, thotë të marrim shembull Spanjën.

Edhe regjisori Mevlan Shanaj është kategorisht kundër bllokimit. Ema Andrea, e cila e nisi karrierën artistike në prag të rënies së diktaturës thotë se shfaqja e këtyre filmave duhet shoqëruar me shënime.

Lako e Shanaj pranojnë se censura dhe autocensura asokohe për krijuesit ishte e fortë, por nuk i mohojnë vlerat historike edhe brenda skematizmit. Artistët edhe në vlerat e kinemasë sot ndajnë mendime të ndryshme.

Në debatin për historinë dhe kinemanë organizuar nga ambasada spanjolle ishin të pranishëm intelektual dhe dashamirës të filmit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!