Shfaqet kudo me maskë, djali tregon si e ndaloi policia në rrugë: Jam artist

schedule11:04 - 17 Janar, 2023

schedule 11:04 - 17 Janar, 2023

Ingrid Balliu është një stilist flokësh shumë i talentuar. Ai është bërë i njohur për publikun kur ka qenë pjesëmarrës në emisionin “Style Star Show”. Mirëpo, së fundmi, Ingridi është bërë viral pasi përdorimit dhe prodhimit të maskave. Ai shfaqet kudo me maskë, duke treguar edhe stilin e tij të veçantë në “look”.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Ingridi ka zbuluar se në një rast e ndaloi policia në rrugë, pasi është e paligjshme.

“Maska erdhi natyrshëm pas emisionin “Style Star Show” që isha.  Edhe isha i ftuar në një ditëlindje dhe provova të kombinoja veshjen me një maskë dhe për një moment doli diçka natyrshëm shumë e bukur. Edhe më mbrapa, vazhdova të merrem me prodhimin e maskave. Aktualisht e shoh si lifestyle për pjesën time sepse realisht ndihem shumë vetvetja. Mbaj mend para dy netësh, kur isha në një club pa maskë se nuk ma lejuan maskën aty brenda dhe po i thosha shokut tim që nuk isha vetvetja. Nuk po ndihesha rehat. Në momentin që kam maskën jam shumë më i sigurt, shumë më komod.

E bukura është që kohët e fundit kam pasur porosi më shumë për femrat sepse një femër nuk ka nevojë të bëjë make up. Thjesht e vendos maskën dhe është në rregull, por porositë më të shumta kanë qenë nga vajza për evente.

Më ndaloi një ditë policia në lagje dhe i tregova kartat se kush ishte. I thash është shumë e thjeshtë, jam një artist”, u shpreh Ingridi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!