Shevchenko, Partizani dhe postimi për Edi Ramën: zbërthehet Kallaku

schedule17:54 - 13 Prill, 2020

schedule 17:54 - 13 Prill, 2020

Sherif Kallaku, mesfushori i Teutës, ishte një nga futbollistët që foli sot në emisionin “Fan Zone” në Supersport. Ajo çka binte në sy ishte një foto e Shevchenko pas tij dhe Kallaku tregon se aty ishte një i afërm i tij. “Fotoja pas? Shevchenko është aty me djalin e hallës. Është atëherë kur erdhi Sheva me Ukrainën në Shqipëri, në ndeshjen me kombëtaren”, shprehet Kallaku.

Më tej ai flet edhe në lidhje me përgatitjet gjatë kësaj periudhe pandemie: “Për fatin e mirë, përgatitës atletik, Salillari, na ka stërvitur me grupe në stadium. Ndihem mirë fizikisht, por më vjen keq se nuk po luajmë. Në fushë shihet çdo gjë”.

 

“Kisha disa ndeshje që nuk po e gjeja veten. Me golat e shënuar dhe me besimin e shokëve të skuadrës, më pas përmirësova edhe lojën. Fati i keq që u ndal kampionati. Europa? I kemi kualitetet për të shkuar në Europë. Ndeshja e radhës me Laçin shihet a do shkojmë në Europë. Është kohë e gjatë deri atëherë. Të presim të vazhdojë kampionati”.

“Nuk jam i kënaqur asnjëherë me paraqitjen, gjithmonë mendoj se mund të jap më shumë për vete dhe për ekipin tim. Partizani? Është një pyetje shumë e vështirë, sepse unë dua të iki jashtë, në një kampionat më të fortë

“Postimi për Ramën? E ndoqa intervistën e kryeministrit, pasi nuk më pëlqeu si foli. Futbollistë nuk janë fasoneri. Nëse ne jemi fasoneri, po politikanët çfarë janë? Futbolli është në rritje dhe është mirë të ndihmohet nga politika”, tha mes të tjerash Kallaku. /abcnews.al

 

Postimi i Kallakut

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!