Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherri në Kuvend, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të Posaçëm për Bledion Nallbatin

schedule15:37 - 23 Prill, 2026

schedule 15:37 - 23 Prill, 2026

Kolegj penal i përbërë nga Ilir Panda, Genti Shala dhe Albana Boksi,  pranoi rekursin e deputetit Vullnet Sinaj, i cili kërkoi të prishet vendimi i Apelit dhe të hetohet deputeti i Partisë Demokratike për konfliktin fizik në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Apeli më herët la në fuqi vendimin e GJKKO dhe pushoi hetimet për Nallbatin, kërkesë që ishte depozituar nga Prokuroria e Posaçme.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në 30 tetor të vitit 2023 , ku deputeti i Partisë Demokratike Nallbati u përplas fizikisht me deputetin socialist Sinaj, konflikt që u zhvendos më pas edhe në oborrin e Kuvendit./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!