Sherri në Korçë, dhunuan 30-vjeçarin, shoqërohen në polici 3 autorët

schedule18:54 - 13 Mars, 2024

schedule 18:54 - 13 Mars, 2024

Sherr me sende të forta ka ndodhur këtë të mërkurë në Korçë. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku tre shtetas kanë goditur me shkop bejsbolli një 30 vjeçar.

Si pasojë e lëndimeve 30 vjeçari është transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Ndërsa tre autorët e kësaj ngjarje janë shoqëruar në polici. “ABC News” mëson se shkak i sherrit të ndodhur mes tyre ka qenë një borxh që 30-vjeçari i lënduar i ka pasur tre autorëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!