Sherri mes shqiptareve për një burrë, 27-vjeçarja “bën paqe” me “rivalen” që e plagosi me thikë: E fal se ka fëmijë

schedule11:11 - 22 Gusht, 2022

schedule 11:11 - 22 Gusht, 2022

27-vjeçarja shqiptare e cila u plagos me thikë nga bashkëkombësja e saj 27-vjeçare në Greqi, ka vendosur ta falë këtë të fundit.

Lexo edhe: Xhelozi e sëmurë, sherri i shqiptareve për një burrë, Joana thotë se 25-vjeçarja i dërgonte mesazhe kërcënuese për jetën

Joana, e cila mori plagë thike në bark dhe në shpatull, tha se po e fal 25-vjeçaren, pasi ajo ka dy fëmijë për të rritur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë, me 25-vjeçaren që akuzonte Joanën se kishte një lidhje me bashkëshortin e saj.

Ajo u godit me thikë në oborrin e shtëpisë të së motrës, ndërsa citohet të ketë thënë se autorja i dërgonte vetë asaj dhe prindërve të saj mesazhe kërcënuese për jetën. Joana tregon se ajo nuk kishte lidhje intime me burrin e 25-vjeçares, kishin thjeshtë shoqëri me njëri-tjetrin.

Lexo edhe: “Hajde se nuk do të bëj gjë, dhe më nguli thikën”, Joana tregon se çfarë ndodhi mes saj dhe 25-vjeçares

“Nuk e di pse e bëri këtë, po ta kisha përballë do të kisha folur bukur me të, nuk e di si erdhi dhe më goditi me thikë”, tregoi Joana.

“Unë dhe burri i saj jemi miq. Nuk ishim në një lidhje romantike dhe as nuk. Ajo është falur nga unë se ka dy fëmijë”, përfundoi 27-vjeçarja.

E akuzuara është ndaluar përkohësisht, ndërsa akuzohet për tentativë vrasje dhe shkelje të ligjit për armët. Gjatë pranimit të saj, e akuzuara pretendoi se ajo nuk donte ta vriste viktimën, por vetëm e kishte sulmuar atë për ta larguar atë nga burri dhe fëmijët e saj.

Ajo është shfaqur e penduar dhe ka deklaruar para hetuesisë se i ka kërkuar falje 27-vjeçares nëpërmjet nënës dhe vëllait të saj që e kanë vizituar në spitalin ku po kurohet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!