Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur në qytetin e Tepelenës, ku si pasojë e goditjeve me sende të forta kanë mbetur të dëmtuar tre persona.
Të dëmtuarit janë dy vëllezër dhe djali i xhaxhait të tyre, të tre banues në Tepelenë. Ata ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 të datës 31.07.2026. Pas veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar.
Pesë persona janë shpallur në kërkim nga Policia, të dyshuar për përfshirje në konflikt. Nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë përleshjes njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër.


