Sherri i përgjakshëm me 3 të plagosur, policia greke: Kush është shqiptari që mori plumba

schedule12:28 - 23 Janar, 2022

schedule 12:28 - 23 Janar, 2022

Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Vula të Greqisë ku dy persona hapën zjarr  duke plagosur tre të huaj mes tyre një shqiptar, në një furrë buke.

Sipas hetimeve të policisë, njëri nga tre të plagosurit është emër i njohur për policinë për shkak të të kaluarës së tij. Bëhet fjalë për një shqiptar i cili ishte arrestuar më parë pasi nuk i kishte ndaluar një patrulle policie. Pas hetimeve shqiptari ishte lënë i lirë me kusht që të paraqitej në komisariatin e zonës së tij.

Gjithçka ndodhi pak pas orës 18:00 të së shtunës. Tre të huajt po pinin kafe jashtë një furre buke që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Ermou 5 dhe Proodou në Vula. Në një moment, një makinë xhip ka parkuar para furrës dhe dy persona kanë zbritur nga makina.

Ata hynë në furrë dhe lëvizën kërcënues drejt tre të huajve . Të dy palët filluan të ziheshin dhe brenda pak sekondash shpërtheu sherri fizik. Sipas klientëve që ndodheshin në atë moment brenda dyqanit, njëri nga dy autorët e ka goditur me karrige një burrë në kokë, ndërsa një tjetër ka nxjerrë një thikë.

Situata ka agravuar kur njëri prej autorëve ka ngritur armën dhe ka qëlluar në drejtim të 3 personave. Furra e bukës, ishte plot me klientë që u kapën nga paniku me të miturit që bërtisnin dhe vraponin të tronditur . Autorët, në fakt, dyshohet se i kanë thënë njerëzve të tjerë “mos u shqetësoni, ne nuk do t’ju bëjmë keq” .

Të tre të huajt mbetën të plagosur nga të shtënat dhe fillimisht u arratisën në rrugicat përreth, të gjakosur. Dy personat e armatosur janë kthyer në xhipin që i priste dhe janë zhdukur drejt rrugës Vouliagmeni.

Pak më vonë, të plagosurit e sulmit të armatosur janë lokalizuar në zonë dhe janë transportuar me autoambulancë në spitalin e Vulas . Sipas informacioneve, një i huaj ka një dëmtim në gjoks, i dyti në bark dhe i treti po trajtohet me lëndime të lehta. /abcnews.al/