Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sherr tifozësh në stadium, ultrasit turq dhe gjeorgjian përleshen në “Signal Iduna Park”

schedule19:17 - 18 Qershor, 2024

schedule 19:17 - 18 Qershor, 2024

Ashtu siç ishte parashikua, në orën 18:00, në mitikun e Dortmundit, “Signal Iduna Park”, Turqia dhe Gjeorgjia do të nisnin aventurën e tyre, në Kampionatin Evropian të futbollit, me “Kryqëtarët” gjeorgjianë, që kishin edhe debutimin e tyre historik, në një turne madhor të futbollit, pasi mundën në fazën play-off, Greqinë, dikur fituese të këtij kompeticioni.

Mirëpo, një episod i shëmtuar ka ndodhur në shkallët e stadiumit përpara fillimit të ndeshjes, me tifozët e dy kombëtareve në fjalë që janë përleshur keq me njëri-tjetrin. Ultras të të dyja palëve u përleshën në vendin ku bashkohen dy tribuna, pranë vijës anësore të fushës, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë dhe rojeve private të sigurisë për të vendosur rregullin.

Kjo është hera e parë që tifozët përplasen brenda një stadiumi gjatë Kampionatit Europian. Turqia dhe Gjeorgjia ndodhen në Grupin F në Euro 2024, ndërsa dy vendet kanë pasur luftëra në të kaluarën, dhe pretendime territoriale ndaj njëra-tjetrës. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!