Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherr “të fortësh” Koçeku-Bajri/ Safet dhe Behar Bajri kallëzim në SPAK pas deklaratave të saj për kërcënim

schedule16:36 - 18 Qershor, 2026

schedule 16:36 - 18 Qershor, 2026

Safet dhe Behar Bajri depozitojnë kallëzim ne SPAK për Marjana Koçekun, “Neomalësoren”.

Ky kallëzim vjen pas deklaratave të saj për kërcënim.

Deputetja, e cila më herët deklaroi shkëputjen nga Partia Socialiste përmes një mesazhi publik iu drejtua Bajrave se do e gjejnë atë përballë nëse do i preknin familjen.



Por avokati i familjes Bajri reagoi duke thënë se nuk ka asnjë prove për pretendimet e saj, që mund të konsiderohen shpifje dhe që mund të përballen me kallëzim

Njoftimi;

KALLËZIM PENAL DREJTUAR:  PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRPUSIONIT DHE   KRIMIT TE ORGANIZUAR

KALLËZUES:  BEHAR BRAJOVIQ  SAFET RUSTEMI

KUNDËR:  Marjana Koçeku, deputete e Kuvendit të Shqipërisë (e zgjedhur në Qarkun Shkodër)

I/E nderuar Prokurore;

Në mbështetje të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale për kallëzimin e veprës penale, paraqes këtë kallëzim dhe parashtroj sa vijon.

  1. FAKTET
  2. Më datë 17.06.2026, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Znj. Marjana Koçeku, ka publikuar në rrjete sociale (Facebook/Instagram), deklaratë e cila është riprodhuar gjerësisht në media, sa vijon: “Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.”
  3. Me këtë deklaratë publike, deputetja: (a) i drejton familjes Bajri një kërcënim të hapur për ta “shkatërruar”; dhe (b) lë të kuptohet/pretendon publikisht se familja Bajri ka kërcënuar familjen e saj. Pretendimi se familja Bajri e ka kërcënuar është i pavërtetë dhe i pambështetur në asnjë provë të paraqitur. Anëtarë të familjes ndodhen aktualisht të privuar nga liria (në burg), dhe nuk kanë pasur asnjë mundësi faktike për të kryer veprimet që u atribuohen.
  4. Deputetja nuk i ka paraqitur provat e pretenduara pranë organeve kompetente, por ka zhvilluar akuza publike në media e rrjete sociale, duke i atribuar rrejshëm familjes një vepër penale (kanosje) dhe duke cenuar rëndë nderin e dinjitetin e saj.
  5. Deklarata nuk i drejtohet një individi të caktuar, por familjes/fisit Bajri në tërësi. Akuza dhe kërcënimi publik shtrihen kështu mbi çdo anëtar të familjes, përfshirë persona që nuk janë palë në asnjë procedim, të afërm dhe fëmijë të mitur, duke cenuar nderin, dinjitetin dhe sigurinë e tyre, dhe duke paragjykuar edhe ata që mbrohen nga prezumimi i pafajësisë. Shtrirja kolektive e deklaratës, zotimi publik për ta “shkatërruar” familjen “sa ta kem jetën” dhe konteksti i mundshëm i gjakmarrjes, së bashku me faktin që deklarata vjen nga një person me autoritet publik dhe është përhapur gjerësisht, përbëjnë rrethana rënduese që shumëfishojnë dëmin dhe rrezikun ndaj familjes.
  6. Kallëzuesi ngre dyshimin se këto deklarata mund të jenë bërë edhe për përfitim politik e publik, në kontekstin e zhvillimeve të fundit politike të deputetes; megjithatë, vlerësimi i motivit i mbetet hetimit.
  7. CILËSIMI I MUNDSHËM JURIDIK

Faktet e mësipërme mund të përbëjnë:

  1. “Shpifja” (neni 120/2 i Kodit Penal) — atribuim i rremë publik i një vepre penale (kanosje) ndaj familjes Bajri.

Elementi objektiv:

Deputetja ka deklaruar publikisht:

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue…”

Kjo deklaratë, sipas kallëzuesit, përçon te publiku mesazhin se familja Bajri ka ndërmarrë ose po ndërmerr veprime kërcënuese ndaj familjes së deputetes.

Edhe pse nuk thuhet shprehimisht “familja Bajri më ka kërcënuar”, lidhja logjike që krijohet është se ekziston një rrezik që vjen prej tyre, aq sa deputetja ndien nevojën të paralajmërojë publikisht se do të reagojë ndaj tyre.
Për pasojë, publikut i paraqitet si fakt se familja Bajri është e përfshirë në sjellje kriminale ose intimidimi.

Pavërtetësia e faktit
Sipas pretendimit të kallëzuesit:

  • nuk ekziston asnjë provë që familja Bajri ka kërcënuar deputeten ose familjen e saj;
  • nuk ekziston asnjë procedim penal, vendim gjykate apo akt zyrtar që mbështet një pretendim të tillë;
  • disa prej personave që identifikohen publikisht me familjen Bajri ndodhen të privuar nga liria dhe nuk kanë pasur mundësi faktike të kryejnë veprimet e nënkuptuara.

Në këto rrethana, deklarimi publik paraqitet si atribuim i një fakti të pavërtetë.

Cenimi i reputacionit:
Deklarata është bërë nga një deputete e Kuvendit dhe është shpërndarë gjerësisht në media kombëtare.

Për shkak të pozicionit publik të autores:

  • deklarata ka pasur ndikim të gjerë;
  • ka ekspozuar familjen Bajri para opinionit publik si burim kërcënimi dhe dhune;
  • ka cenuar nderin, dinjitetin dhe reputacionin e anëtarëve të familjes.

Elementi subjektiv:
Autorja ka vepruar me dashje, pasi:

  • ka identifikuar publikisht një familje të caktuar;
  • ka zgjedhur të bëjë deklaratën në rrjete sociale;
  • ka qenë e vetëdijshme për rezonancën publike që do të kishte deklarata e saj.

Prandaj mund të argumentohet se janë përmbushur elementet e veprës së shpifjes, paragrafi 2.

  1. “Kanosja” (neni 84 i Kodit Penal) — vetë deklarata e deputetes përmban një kërcënim publik për ta “shkatërruar” familjen.

Elementi objektiv:
Në të njëjtën deklaratë deputetja shprehet:

“Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.”

Ky nuk është thjesht një reagim emocional apo figurë retorike.

Deklarata:

  • i drejtohet një subjekti konkret dhe të identifikueshëm (“Bajrajve të Shkodrës”);
  • përmban premtimin e një veprimi të ardhshëm ndëshkues;
  • përdor termin “ju shkatërrue”, i cili në gjuhën e zakonshme nënkupton shkaktimin e dëmit shumë serioz ndaj personit, familjes ose interesave të tij.

Krijimi i gjendjes së frikësimit:

Një familje e identifikuar në një deklaratë të tillë:

  • është vendosur nën presion publik;
  • është ekspozuar ndaj reagimeve të tretëve;
  • është vënë përballë një paralajmërimi serioz për hakmarrje.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh se deklarata nuk është bërë nga një person privat, por nga një figurë publike me autoritet institucional.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!