Sherr në PD-në e Vlorës, dorëhiqet Bujar Leskaj?

schedule22:12 - 9 Mars, 2021

schedule 22:12 - 9 Mars, 2021

Plas në degën e PD-së në Vlorë. Mbrëmjen e sotme në degën e PD-së në Vlorë ka pasur një debat të fortë lidhur me listën e kandidatëve për deputetë që do të përfaqësojnë të djathtën këtë qark në 25 prill. Debatet dhe akuzat mes drejtuesit politik dhe të pakënaqurve kanë qenë të forta. Burime për gazetarin e ABC-së në Elton Nikaj pohuan se Bujar Leskaj ishte drejt dorëheqjes nga posti i drejtuesit të qarkut dhe si udhëheqës i listës.

Por një tjetër burim tha se situata është qetësuar. “Ka qenë një mbledhje në PD e Vlorës në lidhje me listat dhe përfaqësimin e PD. Gjatë mbledhjes Bujar Leskaj ka shprehur pakënaqësi për nivelin e përfaqësimit.

 

Gjatë bisedës ka deklaruar se mund të jap dorëheqjen, por nuk e ka dhënë, është qetësuar situata” i tha një burim, gazetarit të ABC, Juxhin Mustafaraj.

Momenti kur Bujar Leskaj, Agron Kuliçi dhe demokratët dalin nga selia e PD-së Vlorë

Me urgjencë nga selia blu në Tiranë u nis Agron Kuliçi, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

LISTA e PD-së Vlorë
Bujar Leskaj
Ina Zhupa
Fatjon Veizaj
Arber Agalliu
Gezim Ademaj (PDIU)
Nada Daullja
Jolio Dine
Julian Zoto
Nada Meçorapaj
Lasko Milto Nasti (PBDNJ)
Atird Hoxhaj
Alta Hazizi
Lorenc Dane
Edmond Fetah
Maniola Cikuli
Hysni Sharra
Ilir Gunbardhi
Afrovita Dhimojani

/ db/ Abcnews.al