Sherr mes shqiptarëve në Itali, qëllohet me plumb në kokë 27-vjeçari

schedule08:16 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 08:16 - 11 Dhjetor, 2019

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri nga një bashkatdhetar i tij.

Mbrëmjen e së hënës në Frosinone të Italisë dy shqiptarë janë konfliktuar me njëri – tjetrin përpara një lokali. Shqiptarët kanë pasur një grindje të dhunshme midis tyre, më pas një 37-vjeçar është larguar për një kohë të shkurtër dhe është rikthyer me një armë. Në momentin që 27-vjeçari ka hyrë në makinë, ai e ka qëlluar me pistoletë në kokë, duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet raportojnë se i plagosuri u transferua në Poliklinikën “Umberto I” në Romë, ku iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, i cili i ka bërë të mundur nxjerrjen e plumbit nga kafka.

Vetë 37-vjeçari pas krimit është dorëzuar në polici.

Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të kontrollit të prostitucionit në këtë zonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!