Dy vëllezër kanë mbetur të lënduar nga një konflikt me mjet prerës (thika) në Durrës.
Të lënduar kanë mbetur vëllezërit e moshave 35 dhe 38 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, dy vëllezër të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.