Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatint të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. C., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet prerës shtetasin E. N., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
/abcnews.al/