Sherr me thika në Shkodër. Mësohet se dy të mitur 13 dhe 15 vjeç kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore. Raportohet se të miturit janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon kontrollin e zonë dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, rreth 14 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri të çastit në rrugë, në afërsi të stadiumit “Loro Boriç”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
/abcnews.al/