Sherr me thika në Elbasan, plagoset 21 vjeçari

schedule20:10 - 12 Mars, 2020

schedule 20:10 - 12 Mars, 2020

Një 21 vjeçar ka mbetur i plagosur në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se tre të rinj me kapele kanë goditur me thikë 21-vjeçarin.

Për pasojë i riu me iniciale E.C, 21 vjeç, banues ne lagjen “Dyli Haxhire” është transportuar në spitalin e Elbasanit.

Ende nuk dihen motivet e këtij sherri, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al