Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes disa të rinjve, jashtë një lokali në zonën e Skelës. Mësohet se i dëmtuari është qëlluar me thikë në këmbë.
Ai është nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Vlorës, por nuk paraqet rrezik për jetën. Autori po kërkohet nga policia, ndërsa ende nuk dihen motivet e konfliktit mes të rinjve./abcnews.al