Sherr me dy vëllezërit për një kanal, si u ekzekutua me kallashnikov 50-vjeçari në Dibër

schedule13:28 - 13 Prill, 2021

schedule 13:28 - 13 Prill, 2021

Krimi tronditi sërish Dibrën mëngjesin e sotëm.  Një 50-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri në fshatin Katund i Ri në Luzni.

Viktima është Xhetan Konesha, 50 vjeç, banues në fshatin Luzni të Dibrës i cili u ekzekutua me kallashnikov.

Siç mëson abcnews.al Konesha fillimisht është konfliktuar me dy vëllezërit Altin dhe Muhamet Mera, për një kanal që ndante pronat e tyre.

 

Debati ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit dhe një prej vëllezërve Mera ka marrë kallashnikovin dhe e ka qëlluar Koneshën. Ky i fundit është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Pas ngjarjes së rëndë, Altin (Nurçe) Mera është vënë në pranga, ndërsa vëllai tjetër, Mehmet Mera 30 vjeç është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë policia e Dibrës ka nisur kontrollet dhe ka shpallur në kërkim vëllain tjetër Mehmet Mera. g.v/abcnews.al