Sherr masiv mes emigrantëve në Calais, 13 të plagosur

schedule12:40 - 2 Shkurt, 2018

schedule 12:40 - 2 Shkurt, 2018

Një sherr masiv mes emirantësh në Kale të Francë ka shkaktuar 13 të plagosur, katër prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ministria e brendshme franceze ka publikuar pamjet duke deklaruar se dhuna e vërtetë është ajo e trafikantëve që sjellin emigrantët në vend.

13 të plagosur si pasojë e një sherri masiv në Kale, portin francez, një udhëkryq i njohur i atyre që shpresojnë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme. Të përfshirë në përleshjen e dhunshme ishin emigrantë me origjinë nga Afganistani dhe Eritrea të cilët po prisnin në radhë për të marrë ushqimin. Katër nga të plagosurit u qëlluan me armë zjarri dhe janë në gjendje kritike për jetën. Por në përleshje janë përfshirë rreth 100 persona. Ministria e Brendshme franceze e cila ka publikuar pamjet u shpreh se dhuna e vërtetë është e trafikantëve që sjellin emigrantët në Kale duke shfrytëzuar në këtë mënyrë varfërinë dhe dëshpërimin e refugjatëve. Një tjetër sherr kishte shpërthyer paditen e së enjtes mes dhjetëra emigrantësh të armatosur me shkopinj dhe gurë pranë një spitali në Kale. Zona e njohur dikur me epitetin Xhungla, dikur ishte një kamp për pritjen e refugjatëve, por u çmontua në fund të vitit 2016. Një sherr i tretë shpërtheu pranë një qendre logjistike po në zonë, por policia franceze ndërhyu për të mbrojtur rreth 20 afganë që u sulmuan nga 200 emigrantë nga Eritrea. Sipas shoqatave humanitare, janë 800 emigrantët që jetojnë aktualisht në Kale, ndërsa për prefekturën janë rreth 600./abcnews.al