Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shërbimi dentar në Shqipëri, standarde evropiane me çmime shqiptare

schedule15:35 - 13 Tetor, 2018

schedule 15:35 - 13 Tetor, 2018

Stomatologët shqiptarë kanë arritur të jenë në të njëjtat nivele me ata evropianë, jo vetëm në materialet dhe pajisjet dentare por edhe formimit profesional. Dallimi  vetëm janë çmimet pasi në vendin tonë rezultojnë më lirë se shërbimi dentar në Evropë.

Shërbimi dentar në Shqipëri ka arritur cilësinë dhe standardet evropiane. Ndryshimet u vunë re edhe në prezantimin  e panairit dental, duke nisur nga prezantimit i materialeve dentare e deri në formimin profesional të detistëve.



“Dentisti shqiptar nuk ndryshon nga dentisti europian si në cilësinë e informacionit, të formimit profesional dhe materialeve cilësore që ata përdorin në shërbim të pacientëve”, tha drejtuesi i “Dental Leader Coursi”, Edmond Mema.

“Dental Leader Coursi” është një ndër stendat e prezantuara në panair, udhëheqësi i të cilës Edmond Mema duke iu referuar eksperiencës 20-vjeçare në këtë fushëtregon ndyshimet që ka pësuar ky shërbim ndër vite.

“Populli shqiptar nuk është ai i para disa viteve dhe është ndërgjegjësuar shumë më tepër në fushën e dentisterisë, kërkon cilësi, materiale të certifikuara, kërkon produkte cilësore dhe kërkon teknika moderne, që i sheh në internet, daljet jashtë shtetit dhe shkëmbimet kulturore që ka me kulturën europiane dhe kërkon ngritje profesionale nga dentistët”, tha ai.

Konferencat dhe trajnimet kanë bërë të mundur që stomatologët shqiptarë të përvetësojnë informacionet më të fundit të shërbimit dentar dhe teknologjisë së kësaj fushe.

Shërbimi dhe cilësia e vendeve më të zhvilluara evropiane tashmë është edhe në Shqipëri, ajo çka na dallon me pjesën tjetër të Evropës janë çmimet.

“Kjo do të ishte një temë shumë e rëndësishme për t’u diskutuar, por meqë është fusha personale e imja, marketingu, kur flasim për çmimet dentistët shqiptarë blejnë me çmime europe, informohen profesionalisht me çmime europe dhe punojnë me çmime shqiptare”, tha Mema.

Stomatologët nga ana e tyre po bëjnë gjithçka që shqiptarëve të mos u mungojnë metodat më të fundit që garantojnë cilësi e këtij shërbimi, por nga ana tjetër, edhe qytetarët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kujdesit të gojës pasi dhëmbët e shëndetshëm janë shëndet për të gjithë organizmin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!