Pati mundësi ta bënte edhe më parë.
Tiago Silva, mbrojtësi I shquar brazilian, duket sikur ka vendosur të ndalë kohën dhe mbetet një profesionist I madh edhe tani që ka kaluar ditëlindjen e 41-të.
Pasi mbushi 41 vjeç në 22 shtator, futbollisti veteran krijoi një moment të veçantë e të paharruar në karrierë.
Ai shënoi golin e fitores për skuadrën e tij, Fluminense, që ia doli 1-0 në shtëpi ndaj Huventudes, në ndeshjen e Serisë A brazilane.
Ishte minuta e tetë shtesë, pra minuta e 98-të e duelit, kur Tiago Silva vendosi me këtë veprim të shkëlqyer.
Komentatori thirri me të madhe dhe e mbuloi veteranin me “hosana”.
Ky ishte goli I tij të parë këtë sezon në kampionat, ndërsa në karrierë ka gjithsej 58, përfshi edhe me kombëtaren e Brazilit.
Nuk dihet edhe sa kohë do të vazhdojë të luajë futbollisti që e ka nisur futbollin profesionist në 2004, pra para 21 viteve.
Tiago Silva ka fituar shumë në Europë dhe në Amerikën e Jugut, e do të donte tjetër trofe me Fluminensen, ndonëse ekipi I tij e ka të pamundur të shpallet kampion I Brazilit, duke qenë në vendin e 7-të, 20 pikë prapa Palmeirasit që kryeson. / abcnews.al /



