Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi, vdes 71-vjeçari tek “Infektivi”

schedule22:20 - 22 Mars, 2020

schedule 22:20 - 22 Mars, 2020

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar përpara pak minutash se është shënuar viktima e tretë nga koronavirusi në Shqipëri.

Sipas njoftimit të ministrisë së shëndetësisë ka ndërruar jetë një 71 vjecar nga Kuçova i cili ishte transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në “Spitalin Infektiv” përpara 7 ditëve.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

“Ministria e Shëndetësisë/Zyrtare

COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 71-vjeçar, vuante nga tumori

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

MShMS shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”./abcnews.al