Shënohet viktima e parë nga Omicron në Izrael

schedule07:30 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 07:30 - 22 Dhjetor, 2021

Në Izrael është shënuar viktima e parë nga varianti i ri i COVID, i quajtur Omicron.

Viktima ka qenë një burrë rreth të gjashtëdhjetave dhe ka ndërruar jetë 2 javë pasi ishte shtruar në spital.

Një deklaratë e spitalit thuhet se pacienti vuante nga një sërë sëmundjesh të rënda.

Një test PCR çoi në dyshimin se varianti Omicron ishte i pranishëm, kështu që u dërgua për analizë.

Në raportimet e tyre mediet izraelite nga The Times of Israel dhe Ynet thanë se pacienti kishte marrë dy doza vaksine.

Më herët të martën, Ministria e Shëndetësisë tha se kishte të paktën 340 raste të Omicron në Izrael që ishin konfirmuar.

Qeveria e Izraelit ka marrë masa shtrënguar si pasojë e përhapjes së variantit të ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!