Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në qeverinë serbe

schedule17:04 - 1 Prill, 2020

schedule 17:04 - 1 Prill, 2020

Në Serbi ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit një pjesëtar i qeverisë.

Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për Branislav Blazic, i cili ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Mjedisit. Blazic bëhet kështu zyrtari i parë serb që humb jetën si pasojë e Covid-19.

Pasi rezultoi pozitiv për koronavirusin, Blazic u dërgua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, dhe në një deklaratë që u bë pesë ditë më parë nga ministri Goran Trivan, u tha se i sëmuri ishte i lidhur me një ventilator.

Branislav Blazic ishte nga Kikinda, një qytet që është një nga pikat kryesore të epidemisë së koronavirusit në Serbi, por jetoi dhe punoi në Beograd me vite të tëra.

Kujtojmë këtu se deri më tani, Serbia numëron 1,060 persona të infektuar dhe 28 viktima si pasojë e koronavirusit. /abcnews.al/