Një 44 vjeçar ka humbur jetën këtë të dielë në Kosovë duke e çuar në 21 numrin e viktimave nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive një 44-vjeçar nga Gjilani me inicialet, M.I, i cili ishte shtruar që më 17 prill në gjendje shumë të rëndë dhe sipas njoftimit në po atë datë është konfirmuar se është me COVID-19.
Ndërkohë Kosova aktualisht ka konfirmuar 731 raste me koronavirus, ndërsa 165 janë shëruar.
Njoftimi i plotë i MSH-së, pa ndërhyrje:
Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I.(1976), nga komuna e Gjilanit.
Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konifrmuar me COVID-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë.
I njëjti prej vitesh vuante edhe nga sëmundje të tjera.
Kjo është vdekje e 21-të në Kosovë prej koronavirusit Covid-19./abcnews.al