Shënohet aksidenti i parë kryeqytet, 3 të plagosur

schedule13:08 - 1 Janar, 2018

schedule 13:08 - 1 Janar, 2018

Vitit 2018 ka shënuar edhe aksidentin e parë me tre të palgosur në kryeqytet.
Sipas uniformave blu, vetëm njëri nga të dëmtuarit është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës.
Sic duket edhe nga pamjet, ngjarja ka ndodhur përgjatë unazës, fare pranë drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në hyrje të zones së Ali Demit.

Një nga të lënduarit ishte edhe ky qytetari i cili po kalonte në trotuar në momentin e përplasjes së motorit me një biciklete që lëviste në sensin e kundërt.
Të dy këta të fundit u dërguan për të marrë ndihmën e specializuar në spital, ndërsa kalimtari shpëtoi fatmirësisht me disa gërvishje të lehta në trup.
Gjatë vitit 2017 rreth 220 persona humbën jetën nga aksidentet rrugore, teksa u plagosën rreth 2000 të tjerë./abcnews.al