Në Itali rastet e reja me COVID-19 sërish kanë pësuar rritje.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.907 të infektuar të rinj nga 99.839 tamponë të realizuar.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 853 persona janë shëruar.
Nga rajonet në Itali, Lombardia vijon të regjistrojë më shumë raste, rreth 224 persona të prekur me COVID-19.
/abcnews.al/