“Shenjat e zhgënjimit nga Berisha, të dukshme,” Meçe: Nuk diskutohet fitorja, por nëse PS do e kalojë apo jo 2/3

schedule13:27 - 22 Prill, 2025

schedule 13:27 - 22 Prill, 2025

Për analistin Arben Meçe, fitorja e PS është e padiskutueshme në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa ajo që shihet tani është nëse do të jetë një fitore peblishitare me 2/3.

Duke komentuar shifrat e publikuara një ditë më parë të sondazhit të ABC News dhe Angie Ricerche, Meçe parashikoi rënie të mëtejshme të PD në sondazhet e ardhshme.

“Këto zgjedhje praktikisht janë imazh i liderëve , pra besueshmëria te lideri. Po të analizosh situatën sheh që përqindja e PD dhe koalicionit afrohet te Berisha dhe përqindja e PS afrohet te Rama. Ka një ndryshim thelbësor, që Rama është mbi partinë dhe po e tërheq partinë, ndërsa Berisha po e tërheq mbrapsht. Ajo që duhet të lexojmë, nuk është rezultati. Edhe në sondazhet e tjera Rama është 50-55 % Berisha 30-35 %.

Tani ne presim surprizën do kalojë apo jo 2/3 ndërsa për fitoren nuk besoj diskutohet më. Opozita nuk do e kalojë asnjëherë 35 % dhe pritshmëria ime është që do ketë akoma më tepër rënie, shenjat e zhgënjimit nga Berisha janë të dukshme dhe të lexueshme. Aktivitetet që bën Berisha janë shumë të vakta, tashmë falë gabimeve që po bën në artikulim e jo vetëm, të gjitha këto na sjellin që pritshmëria ime është që në sondazhin e mëtejshëm PD do ketë rënie, dhe diferenca do thellohet edhe më tej. Do jemi në rezultate peblishitare për PS” u shpreh Meçe për ‘News Line’, në ABC News./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!